"Shqipëria po plaket", Dritan Shano: Pensionistët e Shqipërisë, nuk i votojnë më pensionistët e "opozitës"

18 September 2022, 13:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shqipëria po plaket", Dritan Shano: Pensionistët e

Popullsia e Shqipërisë vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës. 

Analisti Dritan Shano përmes një postimi në Twitter shkruan se largimi i shqiptarëve nuk është asgjë e re, pasi vendi ka humbur shpresën sipas tij "Opozitën".

Shano shton se pensionistët e Shqipërisë nuk votojnë më pensionistët e opozitës duke iu referuar Sali Berishës i cili ka zaptuar selinë e PD edhe pse për Gjykatën e Tiranës, kryetar i Partisë Demokratike është ende Lulzim Basha.

“Dëgjoj se "Shqipëria po plaket", "po mbeten vetëm pleqtë, pensionistët"; s'është gjë e re.  Qeverinë e kemi, por ka humbur shpresa, pra "Opozita", se ajo është shpresa. Ndoshta prandaj pensionistët e Shqipërisë, nuk i votojnë më pensionistët e "opozitës".”- shkruan Shano në Twitter.


Video