"Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet", Ilir Meta: Problem alarmues!

25 March 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet", Ilir Meta: Problem
"Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet", Ilir Meta: Të bashkojmë energjitë për...

Presidenti Ilir Meta kërkon të ndalet shpopullimi duke përmirësuar standardet e qeverisjes dhe duke rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.

Meta shkruan në rrjetet sociale se largimi i të rinjve dhe fuqisë më të madhe punëtore të kualifikuar është një problem kombëtar alarmues që duhet të na bashkojë të gjithëve.

Statusi i presidentit Ilir Meta

Shpopullimi i Shqipërisë nuk po ndalet.

Vitin e kaluar, sipas “European Union Agency for Asylum”, 11,246 shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke na renditur sërish të parët për numrin e aplikimeve.

Largimi i të rinjve, si dhe i fuqisë intelektuale dhe punëtore më të kualifikuar, në mungesë të shpresës dhe perspektivës, është një problem kombëtar alarmues, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke e adresuar me përgjegjshmëri, me atdhetari dhe me profesionalizëm.

Të ndalim shpopullimin duke përmirësuar standardet e qeverisjes, të llogaridhënies demokratike dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje!

Të bashkojmë energjitë për të rikthyer shpresën dhe për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane, që të gjithë e dëshirojmë!


Video