Shkarkimi i Ahmetajt/ Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

28 July 2022, 08:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkarkimi i Ahmetajt/ Kuvendi mblidhet sot në seancë të
Kuvendi

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet në qeveri.

Socialistët pritet të miratojnë shkarkimin e Arben Ahmetajt si zëvendës kryeministër dhe emërimin e Belinda Ballukut në vend të tij.

Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Seanca do të mbahet në orën 17:00.

Kryeministri Edi Rama bëri ndryshimet në qeveri, sapo presidenti i ri i vendit Bajram Begaj mori detyrën. Ishin këto firmat e para të Begajt si kryetar shteti.

Nga ana tjetër, partia Demokratike kërkoi që ndryshimet në qeveri të mos kalojnë pa debat në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejkd Alibeaj depozitoi kërkesën në Kuvend për të zhvilluar debat, por socialistët e rrëzuan.

 


Video