“Shiti mandatet e LSI-së”, Kryemadhi akuzon Bashën: Mos u çudisni nëse nuk hyn në zgjedhjet e 6 marsit

1 February 2022, 17:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Shiti mandatet e LSI-së”, Kryemadhi akuzon Bashën: Mos u

Monika Kryemadhi akuzoi Lulzim Bashën se i shiti të PS mandatet e fituara nga LSI në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mjafton të shikoni proceverbalet e grupeve të numërimit të Partisë Demokratike në 25 prill. I hiqet mandate Elona Gurit i jepet Edi Ramës. I hiqet mandati Ardit Çelës i jepet Blendi Klosit, i hiqet mandati Endrit Braimllarit i jepet Niko Peleshit. Mjafton kjo për të kuptuar sesi mandatet i hiqen LSI dhe i shiten Partisë Socialiste. LSI nuk ka ndërmend të luftojë për të shkuarën por të mësojë nga e shkuara”, deklaroi Kryemadhi.,

Kryetarja e LSI-së ironizoi me faktin që Basha nuk ka bërë ende publik emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit, në një kohë që sot është afati i fundit është data 6 shkurt.

“Të nxjerrë kandidatët një hëre se nuk ka nxjerrë kandidatët. Afatet e fundit këto ditë janë. 6 shkurti është afati i fundit. Të mendosh që ka 10 vjet për primare dhe ende nuk ka hedhur emrat. Apo po bën sondazhe një listë apo dy lista. Është traditë e përhershme, është traditë që i mban gjërat në momentin e fundit. Unë shpresoj që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit, po mos u çudisni kur të thotë që nuk bëhem pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermudës’ dhe nuk marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit”, tha Kryemadhi.


Video