Shijaku bashki kampione, kryebashkiaku Elton Arbana preket nga lëvdatat e Edi Ramës

22 July 2022, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shijaku bashki kampione, kryebashkiaku Elton Arbana preket nga lëvdatat e
Elton Arbana

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana është shfaqur i emocionuar nga falënderimet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të sotëm me kryetarët e bashkive.

Rama e konsideroi Shijakun si një nga bashkitë më shembullore krahasuar edhe me Tiranën. Sipas Ramës ajo që ka ndryshuar në bashkinë e Shijakut është lidershipi.

"Ne patëm një proces shumë të dhimbshëm, shume të vështirë, kompleks, sfidues që ka vënë në vështirësi dhe vende shumë më të organizuara se ne, procesin e rindërtimit katastrofik. Dhe bashkia më shembullore në të gjitha bashkitë përfshirë edhe Tiranën është Shijaku. Në çdo hap një përgjigje e institucionit sikur të ishte një institucion perëndimor.

Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe nga Franca nënpunësit e bashkisë së Shijakut, që bashkia e Shijakut nuk ka shkelur një afat në dhënien e dokumenteve, inventarizimin, dhënien e bonuseve qëndrimin pranë qytetarëve, ndjekjen e punimeve të gjitha. Shumica e njerëzve që janë në bashkinë e Shijakut janë ato që ishin më përpara por çfarë ndryshoi në bashkinë e Shijakut? Ndryshoi lidershipi.

Bashkia e Shijakut nuk ka pasur asnjë kujdes më të veçantë se bashki të tjera dhe ja ku është sot, bashki kampione. Dhe dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces kanë çfarë të mësojnë nga bashkia e Shijakut. Këtu po bëj diferencën duke evidentuar disa bashki të cilat nuk i kanë kushtet si disa bashki më të mëdha", Edi Rama.

Rama i klasifikoi bashkitë si shembullore, të mira, dhe disa të tjera problematike. Të qenit bashki problematike tha se do të thotë të qenit problematike për qytetarët.


Video