Satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2', Rama: Gati për t’u lëshuar në hapësirë

16 October 2022, 10:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2', Rama: Gati
Në foto: Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2' që do të monitorojnë Shqipërinë nga hapësira janë gati për t’u lëshuar në hapësirë.

Postimi i Ramës:

GATI PËR T’U LËSHUAR në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA, dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2; Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA2.  

Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë.


Video