Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
PS ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme vendore që do të bëhen në 2023. Në një takim me kryetarët e bashkive Rama renditi bashkitë si shembullore, të mira dhe problematike dhe kërkoi të merren masa për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Pas fjalës së kryeministrit secili prej kryetarëve të bashkive filluan të bënin prezantimin e punës së tyre.
Kur po prezantonte punën kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo Rama e ndërpreu dhe i tha: "E ke të bukur këtë sa herë që je para kamerave më kërkon fonde. Nuk thua çfarë ke marrë por çfarë s’ke marrë”.