Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Mazhoranca të respektojë Kushtetutën

18 July 2023, 11:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë/ Bardhi: Mazhoranca
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar sërish interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se Konferenca e Kryetarëve rrëzoi kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat.

“Unë e kuptoj vështirësinë që ka Rama si person i përfshirë në aferën e inceneratorëve për të dhënë shpjegime me debat përpara parlamentit mirëpo interpelanca urgjente dhe mocioni me debat janë dy instrumenta parlamentare të drejta të opozitës dhe sado siklet të ketë Rama dhe cilido tjetër nga maxhoranca, duhet të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja.”, tha Bardhi.


Video