Rithemelimi shpall fituesin në degën e parë të PD

9 April 2022, 21:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi shpall fituesin në degën e parë të PD

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka shpallur fituesin e parë nga procesi i zgjedhjeve të kryetarëve që ka nisur në çdo degë të partisë, proces që nuk njihet nga mbështetësit e Bashës.

Procesi i parë u zhvillua në Mallakastër.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se numri i votuesve në total ishte 369, duke e vlerësuar pjesëmarrjen si të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

 


Video