Rama në Gjermani, çfarë do të diskutojë me kancelarin Scholz

10 April 2022, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Gjermani, çfarë do të diskutojë me kancelarin
Kryeministri Rama dhe kancelari Scholz në një takim të mëparshëm

Kryeministri Rama ka mbërritur në Berlin pasditen e të dielës.

Të hënën do të zhvillohet takimi i tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe me zyrtarë të tjerë gjermanë.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.

Tirana është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në unionin europian.

Presidenti gjerman dhe kryetarja e bashkisë së Berlinit do të mirëpresin gjithashtu kryeministrin Rama.

Në orën 18:15 të së hënës do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp të Ramës dhe Scholz-it.

Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.


Video