Rama miting në Tiranë, Berisha: Unë do festoj në Mirditë me shqiptarë të vërtetë

28 July 2022, 17:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama miting në Tiranë, Berisha: Unë do festoj në
Sali Berisha

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka organizuar në sheshin "Skënderbej" manifest me këngëtarët më të njohur në Shqipëri për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, Berisha deklaroi se do të niset drejt Mirditës për t'i festuar.

Pas daljes nga Kuvendi, pasi nuk iu pranua kërkesa për debat, Berisha tha se do të shkojë të festojë në Mirditë me shqiptarët e vërtetë.

“Këta nuk njohin askënd para vjedhjes. Ndaj dhe sot nuk lejojnë parlamentin të diskutojnë. Sot po nisem për në Mirditë. Do festoj me mirditorët 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Rama bën anti-miting, ndërsa unë do e festoj me shqiptarët e vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty vetëm për të ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës.

Në fakt, të kremtosh marrëdhëniet me SHBA me Edi Ramën dhe Taulant Ballën është njëlloj si të shkosh me Saimir Tahirin në ‘Shtëpinë e Bardhë’." deklaroi Berisha


Video