Rama: Luftë apo jo, pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit!

19 October 2022, 13:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Luftë apo jo, pensionistët do e marrin bonusin e fundvitit!
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për pensionistët duke thënë se nuk do të arrijë t’i japë atë që meritojnë por do të bëjë gjithçka që të marrin bonusin e fundvitit, sido që të jetë situata me krizën.

“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar.

Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin.

Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.

 


Video