Rama ironizon sherrin me Bardhin: Si mund t’u bëj presion opozitës, kur deputetët e PS janë të lirë të votojnë kë të duan

22 December 2022, 21:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama ironizon sherrin me Bardhin: Si mund t’u bëj presion
Bardhi dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi përplasjen që pati sot në Kuvend me deputetin Gazment Bardhi, ku e quajti "palaço" dhe "zagar".

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetin social Twitter, një bisedë në mënyrë ironike mes tij dhe deputetit demokrat, ku sërish e quan Bardhin Palaço

“Jetë parlamentare.

Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!

Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?

Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjnë”, shkruan Rama.


Video