Kryeministri Edi Rama, tha se lojtarët në një skuadër lëvizin nga një vend tek tjetri, kur u pyet për largimin e Arben Ahmetajt nga çdo funksion politik.
“Skuadra është dinamike, nuk është statike. Lojtarët në skuadër lëvizin në role të ndryshme në pozicione të ndryshme dhe kjo s’ka asnjë lloj interesi publik. Është një lëvizje nga një vend në një vend tjetër”, theksoi Rama.
Erla Mëhilli: Dikush nga mazhoranca ka nxjerrë informacione për aferën e inceneratorëve
“Unë nuk hyjë në këto se këto janë konsum i përditshëm, i vorbullës së një llumi që nuk mbaron, sa në kanale e sa në portale. Gënjeshtra është bërë hata fare. Është e kot të humbasë unë kohën”, nënvizoi Rama.
Lidhur me kryebashkiakun e Vlorës, Rama tha se “Dritan Leli ka kohë që nuk është kryetar bashkie socialist. Ai është përjashtuar nga Partia Socialiste”.