Pyetje për kandidatët e 6 marsit nga Yuri Kim: Nëse sponsori juaj është një ‘non grata’, çfarë po u premtoni votuesve? 

21 February 2022, 09:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pyetje për kandidatët e 6 marsit nga Yuri Kim: Nëse sponsori juaj

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ka drejtuar një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit. 

Nga sa kuptohet mesazhi është për kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, që garojnë në koalicionin LSI-PDK.

Ajo pyet se çfarë po iu premtojnë votuesve dhe çfarë duhet të presin shqiptarët dhe SHBA nëse sponsori i tyre është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?

Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët?

Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ajo.

 

 


Video