Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar me anë të një video-mesazhi, ku ka ngritur shqetësimin për punëtorët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të “shpërfillur dhe të vjedhur”.
Braçe ka kërkuar që vendimet për punëtorët të merren së bashku me ta dhe se paga e tyre të paguhet aq sa është, për të mos humbur sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Postimi i deputetit Braçe:
PUNA ESHTE NDER-themi!
PO A ESHTE?
Punetoret jane vetem, vetem fare;
Ata dhe punedhenesit e tyre fuqiplote, private apo publike;
Perhere e me shume te shperfillur, diktuar, dhunuar, vjedhur, cenuar ne nderin e dinjitetin e tyre.
NE I KEMI LENE VETEM!
Bejme sikur bejme beteja per ta;
Rrisim pagen minimale kur duam ne e sa duam ne, sepse nuk i pyesim;
Zerojme tatimin, pergjysmojme ose e ulim kur duam ne, sepse nuk i degjojme;
Bejme sikur bejme beteja per ta qe paga minimale te paguhet realisht, tatimi i zeruar, pergjysmuar apo ulur te jete efektiv e i perfituar prej punetoreve, paga e tyre te paguhet realisht sac eshte dhe ata te mos humbin ne masen e sigurimeve shoqerore e shendetesore;
Ju hakerrehemi punedhenesve te tyre abuzive se do ju bejme kete e ate ne kembim te deklarimit te pages reale, ASGJE JU BEJME!
Presidenti Bajden ne SHBA krijoi nje task force qe synonte rritjen e rolit te punetoreve, organizimin, fuqizimin, bashkimin e tyre per te fituar te drejten e uljes ne tavoline me punedhenesit per te NEGOCIUAR PAGEN E TYRE!
Ketu, ne Shqiperi, beteja per organizim eshte ne sektorin publik, ME MIRATIMIN E PUNEDHENESIT, cmenduri!!!
Ne sektorin privat eshte shuar cdo gje!
Perqendrimi i tregjeve po ben qe edhe numri i punetoreve te perqendrohet ne disa kompani; monopsonisti i vetem tani jo vetem qe ka fuqi mbi punetoret, pagat e tyre, por ka edhe fuqi te ndikoje mbi pagen minimale-masen dhe kohen kur rritet!!!
DUHET TE NDRYSHOJME;
TE BEJME ATE QE PRESIDENTI BAJDEN BEN NE SHBA PER PUNETORET!
Mos ti referohemi AMERIKES vec per NON GRATA-t!
Ti referohemi dhe PER PUNETORET”, thotë Braçe.