Pse nuk u shoqërua asnjë person pas kontrollit në shtëpinë e Martinajve, Manja: Përgjegjës për policinë është Bledi Çuçi

27 December 2022, 13:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pse nuk u shoqërua asnjë person pas kontrollit në

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetarëve kur u pyet se pse vjen kontrolli në banesën e Ervis Martinajt pas 5 muajsh që kur ai u shpall i zhdukur.

Manja ka thënë se policia dhe prokuroria po heton lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë ministri u pyet edhe pse nuk ka asnjë të arrestuar apo të shoqëruara, pavarësisht se në banesën e Ervis Martinajt u gjetën një arsenal i madh armës.

Edhe kësaj pyetje Ulsi Manja nuk i është përgjigjur duke thënë se është Bledi Çuçi ministri përgjegjës për tu përgjigjur.

“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi”, tha Ulsi Manja.


Video