Deputeti Vangjel Dule, një prej aleatëve të Partisë Demokratike duket se mbështet idenë se zgjedhja e Presidentit të Republikës duhet të mos lihet në dorën e mazhorancës, pasi sipas tij do të ishte një hap më shumë drejt totalitarizmit.
“Nëse nuk do të kemi reflektim dhe reagim do të shkohet në paradhomën e totalitarizmit. Në këto kushte zgjedhja e presidentit nga ana e mazhorancës me procedura të njohura thjesht dhe vetëm do të zgjedhë një noter publik te politikave qeveritare”, tha Dule.
I pyetur nga gazetarët në Vlorë mbi konfliktin brenda PD-së, Dule pohon se do bashkëpunojë me këdo që demokratët të zgjedhin në krye të partisë.
“Do të bashkëpunojmë me këdo që demokratet do të zgjedhin të parin e tyre", u shpreh Dule.