Porositë që i la Yuri Kim? Ambasadorja i shkoi Begajt me dosje dhe bllok në zyrë (FOTO)

27 July 2022, 19:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Porositë që i la Yuri Kim? Ambasadorja i shkoi Begajt me dosje dhe
Yuri Kim dhe Bajram Begaj

Kreu i ri i shtetit Bajram Begaj, takimin e parë si President e zhvilloi me ambasadoren e ShBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri shkoi në Presidencë mesditën e sotme, pas shumë muajsh, për shkak të konflikteve me ish-presidentin Ilir Meta.

Si Begaj, po ashtu dhe Kim, reaguan pas takimit, por pa dhënë detaje mbi bisedat e tyre por duke shkruar mbi retorikën e përgjithshme të "mbështetjes" dhe "falenderimeve", shkruan Vox News.al.

Mirëpo, nga fotot e publikuara nga ambasada amerikane në Tiranë, vihen re detaje se Yuri Kim nuk i ka shkuar Begajt në zyrë, thjesht për ta falenderuar.

Ajo ka patur një bllok, një dosje dhe stilolaps me vete në këtë takim. Siç shihet në foton tek dera në momentin e daljes, këto sende i mban shoqëruesi i saj, ndërsa në një foto tjetër ato shihen tek kolltuku në krah të djathtë të Yuri Kim.

Mbetet "mister" se çfarë përmbante dosja dhe blloku i Yuri Kim dhe biseda që ajo zhvilloi me presidentin e ri Bajram Begaj.



Video