PD: Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit

6 March 2022, 19:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD: Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të
Flamur Noka, deputeti i Partisë Demokratike

Partia Demokratike në një njoftim për mediat i është përgjigjur deputetit Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët Noka i cilësoi ata si të pafytyrë që akuzojnë se "Shtëpia e lirisë" bashkëpunon me PS. PD publikon disa dokumente ku KQZ nuk ka miratuar kryetarët e komisioneve të PD në qendrat e votimit në Vorë pasi nuk ishin banues të saj. Këtë vendim të KQZ, PD e cilëson si bashkëpunim të Berishës me Ramën.

“Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike”, shkruan PD.

PD: Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të


Video