Pas dorëheqjes, Lulzim Basha largohet nga Shqipëria

26 March 2022, 14:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas dorëheqjes, Lulzim Basha largohet nga Shqipëria
Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aeroport

Lulzim Basha është fotografuar bashkë me të fëmijët në Aeroportin e Rinasit. Sipas Brryli Broadway destinacioni me shumë mundësi është Holanda. 

Disa ditë më parë Basha dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së në Tiranë, Basha tha se është dorëhequr nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përparjesh të brendshme që konfrontuan Bashën me ish-kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Këtë të shtunë në Partinë Demokratike mbërritën përfaqësues të grupit të Rithemelimit, të cilët nuk gjetën në seli, as Enkeleid Alibeaj, të cilin nuk e njohin si kryetar të komanduar, dhe as deputetë të tjerë. Një ditë pas regjistrimit në gjykatë të statutit të Kuvendit të Berishës, Rithemelimi e konsideron selinë blu shtëpinë e demokratëve, me aspiratën që 2 kampet të bashkohen nën negociatat e udhëhequra nga “Foltorja” ku ftesën ia drejtojnë edhe Bashës si deputet i PD-së.

Foto të marra nga Brryli Broadway:

Pas dorëheqjes, Lulzim Basha largohet nga Shqipëria

Pas dorëheqjes, Lulzim Basha largohet nga Shqipëria



Video