"Paqe" me Bashën, Noka: Do fillojmë çmontimin e dyerve të blinduara

26 March 2022, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Paqe" me Bashën, Noka: Do fillojmë çmontimin e
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sërish ditën e sotme në Selinë e Partisë Demokratike. Në selinë ka shkuar deputeti Flmur Noka dhe Belind Këlliçi. Ata kanë hyrë pa u penduar dhe të lirë në selinë blu.

Në një prononcim për media ai tha se do të nisë çmontimi i dyerve të blinduara, ndërsa i pyetur për Lulzim Bashën, ai tha se ka vend për të në PD dhe se do të jetë kolegu i tyre.

“Këtu është boshatisur gjithçka. Do të nisë çmontimi i dyerve të blinduara. Dy janë mesazhet: i pari bunkerizimi i PD dhe i dyti rruga me cdo demokrat nga më i thjeshtë në bazë deri tek deputetët në qendër. Kjo seli do i kthehet normalitetit dhe do jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do i kalojë të shkuarës dhe nuk do doja as ta kujtonim situatën që ka kaluar PD. Nuk mund të rrim peng i hijeve të bunkerit dhe as mentalitetit të vjetër. Dhe beteja do të jetë me regjimin që po u pi gjakun shqiptarëve.

Në PD ka vend për cdo qytetarë të këtij vendi që nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër këtij regjimi. Kjo forcë politike është e hapur për të gjithë, Basha do të jetë një nga kolegët tanë. Takim patjetër kafje, ndajmë të njëjtat shqetësime kemi të njëjtën rrugë. Është absolute jemi të hapur për çdo gjë.

Unë e them prap fryma jonë është bashkim. Javën tjetër do ketë mbledhje të grupit parlament dhe pastaj avash avash gjithçka do të shkoj si duhet. Kjo parti nuk është prona e askujt”, tha Noka ndër të tjera.

 


Video