Paditi Mziun për abuzim me tenderët, Kryebashkiaku i Kamzës paraqitet në SPAK

19 September 2022, 10:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paditi Mziun për abuzim me tenderët, Kryebashkiaku i Kamzës
Rakip Suli mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, këtë mëngjes. 

Mësohet se Suli do të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhesit të tij Xhelal Mziu.

Kryebashkiaku ka depozituar në SPAK një kallëzim për Mziun. Ai e akuzon për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të bashkisë së Kamzës.

Disa javë më parë në SPAK u paraqit Mziu për të dhënë sqarimet e tij lidhur me akuzat që janë ngritur për të. 


Video