Mbyllet procesi i votimit në 6 bashki, pjesëmarrja e ulët vetëm 30 %

6 March 2022, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet procesi i votimit në 6 bashki, pjesëmarrja e ulët
Mbyllet proçesi i votimit në 6 bashki

Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. 

Pjesëmarrja ishte shumë e ulët, ku 30.29% e votuesve kanë ushtrua të drejtën e votës. Në 2 qendra votimi në Shosh të Shkodrës dhe në 1 në Pult është anuluar votimi për shkak të motit të keq. 

654,538 qytetarë shqiptarë kishin mundësinë të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar se kush do e drejtojë bashkinë e tyre në Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës.

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,

Bashkia Durrës: Luan Hoti

Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,

Bashkia Dibër: Luan Haka

Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi

Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon

Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin

Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun

Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla

Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera

Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia

Bashkia Durrës: Ardian Muka

Bashkia Lushnjë: Eton Bano

Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi

Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani

Bashkia Vorë: Lulzim Vrana


Video