Nga numërimi i kutive të para në Bashkinë Rrogozhinë, kryeson kandidati i PS.
Edison Memolla ka marrë deri tani 60% të votave.
Kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Hekuran Xhani është i dyti me 25%.
Kurse kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi ka rreth 15%.
Pas përfundimit të numërimit elektronik të votave në Bashkinë Vorë, ka nisur numërimit në bashkitë e tjera ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme.
Po ashtu dhe në Lushnje po kryeson kandidatja e PS.
Në kutinë e parë janë këto rezultate, 127 vota Eriselda Sefa -PS, 43 vota Elton Bano - SHL dhe
9 vota Indrit Sefa i PD.
Numërimi ka nisur në Rrogozhinë dhe Lushnjë, ndërsa pritet që procesi të fillojë së shpejti në Durrës, Shkodër dhe Dibër.
Ndonëse procesi i numërimit po nis me vonesë, KQZ është zotuar për publikimin e rezultateve paraprake deri të hënën në orën 22:00.
Lajm në përditësim...