
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi deklaron se nëse Sali Berisha do të tërhiqej nga gara, do të kandidonte për kryetar i Partisë Demokratike.
Në emisionin e “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, Këlliçi la të kuptohet se me Berishën në lojë nuk ka vend “për garë”. Por kjo gjë sipas tij nuk mund të ndodhë pasi Berisha njihet për detajin që nuk bën hapa pas.
Pjesë nga intervista:
Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?
Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.
Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.
Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?
Arjan Curi: Është 50 me 50.
Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?
Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë dy.