Kryeministri Rama ka reaguar për mosvotimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty nga ana e kreut të PD, Sali Berisha.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se kjo është “një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës”, taksa aludon se Berisha mund të jetë në listën e politikanëve të sanksionuar nga Britania e Madhe së fundi.
Reagimi i plotë:
Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!
Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike, që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!
Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022