‘Njeriu që rren’ është i paaftë për t’u turpëruar “

20 February 2022, 18:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Njeriu që rren’ është i paaftë për
Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e ka cilësuar Lulzim Bashën, “njeriu që rren”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Topalli radhit gënjeshtrat e Bashës.

Postimi i plotë:

Njeriu që rren!

Nuk i lëviz fytyra kur rren e thotë se iu futa unë në NATO; iu bëra unë liberalizimin e vizave; Sot i tha shqiptarëve se ky kishte pas ‘rrëzu ‘ edhe statujën e Shokut Enver ( sozia e të cilit është për të pame e për të bame)’ bashkë me familjen e tij biologjike’!

Ky është i pa aftë per t’u turpëruar.

Ky që hedh gaz mbi ata që e kane votuar; ky që thotë se 1975=5004; ky që i mbyll derën me brave deputetëve të zgjedhur, ky që manipulon votimet i kapur mat me zë e me figurë ; ky që është bërë oligark mbi sakrificën e demokratëve është problem serioz për jetën politike të vendit; ky që djeg mandatet pasi i hapet dosja e lobimit Muzin; ky që kërkoi destabilizimin e vendit për të mbyllur hetimet ndaj tij; ky që dekonspiron hetime ndërkombëtare në favor të grupeve kriminale;

Ky që shet çdo gjë dhe çdo njeri, që nuk jep as llogari politike as llogari për vilat e pasuritë e tij është në finishin politik të tij’, shkruan Topalli në rrjete sociale.

Sipas Topallit, me 6 mars nuk ka zgjedhje lokale, por me 6 mars është shansi për të  larguar njeriun që ka shitur partinë për karriken e tij.

 

 


Video