Nga tenderat te pakënaqësitë për Kadastrën, hakerat publikojnë e-mailet që i kanë shkuar Ramës

2 August 2022, 15:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga tenderat te pakënaqësitë për Kadastrën, hakerat
Edi Rama

Një grupim hakerash i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut” ka publikuar këtë të martë disa e-maile që ndodhen në postën elektronike të kryeministrit Edi Rama.

Në webin e Homeland Justice janë publikura  dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.

Email-et që i kanë mbërritur Ramës kanë të bëjnë me denoncime kryesisht për tenderat dhe kadastrën, si dhe oferta që kanë mbërritur nga kompani kineze për prodhimin e maskave.

Vlen të thskohet fakti se “Homeland Justice” është grupi që pretendon se qendron dhe pas hakerimit të portalit qeveritar e-albania.



Video