Nesër Kryeministri spanjoll viziton Tiranën

31 July 2022, 12:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër Kryeministri spanjoll viziton Tiranën
Pedro Sanchez, Kryeministri i Spanjës

Pedro Sanchez, Kryeministri i Spanjës pritet të vizitojë nesër, 1 Gusht, vendin tonë.

Ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të  zhvillohet orën 08:45 jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp.

Vizita e kryeministrit spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.


Video