Negociatat, javën e ardhshme nis ‘screening’, ekipi nga Brukseli vjen në Tiranë

9 September 2022, 12:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Negociatat, javën e ardhshme nis ‘screening’, ekipi nga

Javën e ardhshme do të nisë procesi ‘screening’ në kuadër të procesit të negociatave dhe një ekip nga Brukseli do të zbarkojë në Tiranë.

Procesi i “screening”, që fillon tani nën monitorimin e Komisionit Europian është një vëzhgim i thellë i të gjitha fushave.

Aty evidentohet se çfarë duhet plotësuar për të hapur dhe mbyllur grup-kapitujt e negociatave në fusha specifike, që do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përcaktojnë udhërrëfyesin për t’i plotësuar ato.

Gjatë “screening” KE-ja evidenton gjithashtu reforma prioritare kyçe anti-korrupsion dhe shqyrtohet kapaciteti administrativ. Grupkapitujt hapen dhe mbyllen me unanimitet nga 27 vendet anëtare.

Ndërkohë që burime nga KE bëjnë gjithashtu me dije se disa nga çështjet që do të diskutohen janë edhe ato për ‘pasaportat e arta’, projekt i qeverisë, si dhe ‘amnistia fiskale e penale.

Komisioni Evropian nuk është dakord për projektin e parë ndërkohë që amnistia po diskutohet nga ekspertë të huaj dhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave.


Video