Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryebashkiaku i Mamaliaj Syrja Hyseni ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të diele.
Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miq të mësuesit të dalluar në qytetin jugor.
Ikja e tij nga jeta ka pikëlluar familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e Memaliajt, të cilëve ai u shërbeu sa ishte kryebashkiak, por dhe si arsimtar.
“Lajm i trishtueshëm nga miq dhe bashkëqytetarët memaliot për ndarjen e parakohëshme nga jeta të mesuesit dhe intelektualit të nderuar, ish kryetarit i Bashkisë Memaliaj, Prof. Syrja Memo Hyseni. Ngushëllime Familjes së Tij dhe të prehet në Paqe”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale.
