Ministrja Krifca “bëhet lëmsh” në Kuvend, harron tekstin dhe fillon nga e para (Video)

24 March 2022, 14:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministrja Krifca “bëhet lëmsh” në Kuvend, harron
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në hyrje të fjalës së saj në Kuvend është ngatërruar. Në videon e mëposhtme teksa po fliste për krizën e rritjes së çmimeve të produkteve bujqësore, ministrja harron tekstin dhe më pas kërkon ndjesë, duke filluar nga e para.

“Është e rëndë në fakt të thuash që kjo luftë nuk vjen për shkak të…q edhe njëherë ndjesë.  Është e rëndë të thuash në fakt që kjo krizë çmimesh me të cilën ne sot po përballemi, nuk vjen për efekt të luftës, me të cilën po përballen dy superfuqi botërore, edhe të prodhimit bujqësor”, tha Krifca. Më tej ajo tha se qeveria ka ulur TVSH me 10% për fermerët në mënyrë që të lehtësojë sistemet e prodhimit.


Video