Metës nuk i del inati i dosjes, kërkon në arkiva për karikaturat e Ramës

30 July 2022, 16:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Metës nuk i del inati i dosjes, kërkon në arkiva për
Ilir Meta

Ilir Meta nuk po e kapërdin dot faktin që Autoriteti i Dosjeve e nxorri si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit dhe vazhdon akuzat ndaj Edi Ramës, që edhe këtë herë paska bërë ‘komplot’ ndaj tij.

E me idenë se po i barazpeshon gjërat, Meta hapi arkivat dhe nxorri një karikaturë të bërë nga Edi Rama për gazetën Zëri i Popullit në vitin 1983.

Meta nuk e harron që në ato vite s’kishte rrugë të mesme; pra ose ishe komunist e me partinë, ose ishe i persekutuar, përndjekur, burgosur ose i ekzekutuar. Si ish-Sekretar Rinie ai këtë e di më mirë se të gjithë.

Por, për interesin e ditës vendosi ta harroja. Për t’ja kujtuar dhe hequr një paralelizmë, me logjikën e Ilir Metës, edhe Ismail Kadare është komunist e bashkëpunëtor i sigurimit, sepse edhe ai ka thurur vargje për partinë.

Megjithatë, për dallim nga Meta, si Kadare, ashtu edhe Edi Rama iu bashkuan me hir apo pahir partisë. Meta zgjodhi vetë, madje siç tha në një nga konferencat për shtyp të ditëve të fundit, u zgjodh “Sekretar Rinie në Fakultetin e Ekonomisë sepse i kishte notat të gjitha dhjeta dhe shquhej për karakterin e liderit”.


Video