
Lulzim Basha ka thënë para prokurorëve belgë se denoncimin e 3.4 milionë eurot që u sekuestruan brenda "Toyota Yaris" në portin e Durrësit në vitin 2018 e ka marrë nga qytetarët.
Mësohet se Basha është shprehur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ka qenë një letër e dërguar nga një qytetar që e ka informuar mbi paratë që do të vinin në Shqipëri.
“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018. Informacionin për 3.4 milionë eurot e mora nga qytetarët. Informacioni më është bërë me dije përmes një letre denoncuese. Nuk kemi asnjë protokoll për marrjen e denoncimeve,”- mësohet të jetë shprehur Basha.