Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, votimi për Avokatin e Popullit shtyhet pas Vitit të Ri

23 December 2022, 07:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marjana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, votimi
Marjana Semini

Marjana Semini do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese.

Pas një seance që zgjati deri pas mesnate, deputetët e maxhorancës votuan me 58 vota kandidaten Semini. Përtej akuzave të opozitës se Rama do të zgjedhë Ardian Dvoranin, ky i fundit mori 14 vota nga maxhoranca ndërsa 2 shkuan për Arta Vorpsin.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se sipas Kushtetutës, kur asnjë nuk ka 84 votat e nevojshme, kandidati që renditet e para në KED, merr mandarin në Kushtetuese.

Sa i përket votimit për Avokatin e Popullit, është shtyrë për seancën tjetër pas Vitit të Ri pasi nuk u arritën 84 votat e nevojshme për asnjërin kandidat.

Maxhoranca nuk pranoi asnjë prej dy kandidatëve Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, duke bërë që gara për drejtuesin e këtij institucioni të shtyhet.

Sakaq, Gentiana Sula u rizgjedh në krye të Autoritetit të Dosjeve. Nga 97 vota në total, ajo mori 71 pro. 5 ishin kundër, 1 abstenim, një e hedhur gabim dhe një bosh


Video