
Deputeti demokrat Lulzim Basha, ka vizituar familjen e Myftar Gjanës, student i dhjetorit që para tre vitesh u nda nga jeta. Basha thotë se Gjana, Pishtar i Demokracisë, u nda parakohe nga familja dhe miqtë, por la pas trashëgimi.
“Sot në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të studentit të dhjetorit dhe Pishtarit të Demokracisë Myftar Gjana, ndava momente të veçanta në një takim me familjarët e tij.
Protagonisti i Lëvizjes së Dhjetorit, ndonëse u nda para kohe nga familja dhe miqtë e tij, ka lënë pas një vepër frymëzuese, fryt i integritetit moral dhe një veprimtarie të pasur si poet, shkrimtar, përkthyes, botues dhe diplomat. E përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohje të thellë për rolin dhe kontributin e tij të pashlyeshëm”, shkruan Lulzim Basha, ish-kryetar dhe deputet i PD.