Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar ditënb e sotme një mbledhje me drejtuesit e qarqeve, teksa deputeti Luan Baçi, në hyrje të selisë blu ka dhënë dhe një prononcim për mediat.
Baçi është shprehur se nuk ka besim tek Gazment Bardhi sa i përket negociatave mes palëve, teksa sipas tij, baza mezi po e pret bashkimin. Ai shtoi më tej se është i gatshëm t'i lërë Enkelejd Alibeajt postin si drejtues politik i Qarkut të Fierit, nëse bashkohen.
“Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pavarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim tek sinqeriteti i z. Bardhi. Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët etj të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi.