Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot zyrën e tij në Kryeministri, kreun e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe një foto nga takimi.
“Liria ka emër. Kafe me Fatmir Limajn” – shkruan Rama krahas postimit, duke qenë se Limaj ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë se Limaj ka mbajtur më parë edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës si dhe Ministrit të Transportit dhe Komunikimit.