Legalizim kanabisit për përdorim vetjak? Rama: Do i pyesim qytetarët vitin tjetër

9 April 2022, 20:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Legalizim kanabisit për përdorim vetjak? Rama: Do i pyesim

Kryeministri Edi Rama thotë se në këshillimin kombëtar qytetarët janë pyetur për legalizimin e kanabisit vetëm për qëllime mjekësore, por nuk përjashtoi mundësinë që në një pyetësor tjetër, qytetarët të pyeten për legalizimin e përdorimit vetjak të tij.

"Ne do pyesim shqiptarët se kemi pasur shumë njerëz që donin të dinin a ishte legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak, do i pyesim vitin tjetër. Do të fusim kanabisin me gramatura minimale”, tha ai.

Rama u shpreh se ai vetë nuk kishte një mendim për këtë çështje, por tha se ishte më shumë për po.

“Unë personalisht nuk kam mendim, kemi bërë shumë debate dhe kam qenë shumë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por i dyzuar, tani jemi shumë të qartë, nëse do thonin shqiptarët po, do e lejonim, pavarësisht se ca thonë të vdekurit”, deklaroi ai.

 


Video