Kuvendi miraton ndryshimet në Qeveri, sa deputetë votuan pro

28 July 2022, 17:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton ndryshimet në Qeveri, sa deputetë votuan pro
Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Emërimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe Majlinda Dhukës si ministre e Shtetit pranë Kryeministrit janë miratuar me të njëjtin numër votash, me 76 vota pro dhe 32 kundër.

Balluku zëvendëson në postin e zv.kryeministrit të larguarin Arben Ahmetaj, shkarkim i të cilit u miratua me 103 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Rama firmosi ndryshimet në Qeveri një ditë pas marrjes së detyrës nga presidenti Begaj.

Prej muajsh përflitej se Edi Rama ja kishte prerë biletën e largimit Arben Ahmetajt dhe dyshohej se pengesë për këtë mund të ishte Ilir Meta, që si President mund të mos e dekretonte këtë largim. Ky dyshim përforcohet nga fakti që direkt në ditën e parë të punës së Presidentit të ri, Edi Rama i çon për të firmosur largimin e Ahmetajt nga posti.


Video