Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputetja e Partisë së Lirisë ka folur për gazetarët, për të cilët u shpreh se SPAK e ka abortuar misionin e saj.
Që të jemi të sinqertë, po të them duhet shkrirë SPAK-u, do të thonë e thotë për problemet e veta. Çdo instrument ligjor që kemi votuar në momentin që kthehet në një vepër shantazhimi sidomos ndaj opozitës, ka abortuar misionin e saj. SPAK-u nuk është krijuar për luftë politike, është krijuar për të luftuar krimin, trafikimin. Që në zgjedhjet e 2021 OFL u krijua për të shantazhuar krimin në favor të votave. Lëvizjet në SHBA i japin një shans të ri jo vetëm politikës, por edhe drejtësisë. Nuk kam frikë as të votoj pro as kundër”, tha Kryemadhi.