Kandidati i PS për bashkinë e Dibrës nuk votoi dot për veten

6 March 2022, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidati i PS për bashkinë e Dibrës nuk votoi dot për veten
Rahim Spahiu PS, Luan Haka PD dhe Premtim Kryemadhi "Shtëpia e Lirisë"

Kandidati për bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, nuk ka ushtruar dot të drejtën  për ti dhënë vetes një votë në zgjedhjet e sotme. Ai i ishte drejtuar gjykatës për të bërë shpërnguljen e pasaportizimit por kërkesa i është refuzuar nga gjykata.

Kujtojmë se sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 18.95%, teksa kanë raportuar 539 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e lartë, 24.8%. Dibra ndiqet nga Lushnja, ku pjesëmarrja është 24.22%.

 


Video