"Juridikun e ka mbaruar me korrespondencë"/ Pas Berishës, Kokalari sulmon një tjetër mbështetëse të tij dhe ironizon Vokshin

4 October 2022, 17:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Juridikun e ka mbaruar me korrespondencë"/ Pas Berishës,
Evi Kokalari

Aktivistja republikane Evi Kokalari duket se ka mbetur shumë e zhgënjyer nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kulmi ka ardhur ditën e sotme ku ky i fundit njohur për kryetar të FRPD-së Besart Xhaferrin dhe e priti sot në zyrë, ndërkohë që Kokalari pretendon se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara.

Por, pas Berishës, Kokalri ka mbështetur edhe një mbështetëse të tij. Bëhet fjalë për Adriana Kalajën, e cila mban postin e "Gjyqtares së partisë" në PD.

Kokalari shkruan në postimet e saj në rrjetet sociale se Adriana Kalaja e ka mbaruar Fakultetin e Juridikut me korrespondencë para 2 vitesh. Ajo nuk lë pa thumbuar edhe Albana Vokshin, e cila ka mbi një dekadë e emëruar në Forumin e Gruas Demokrate dhe nuk e lëshon karrigen për t'u zgjedhur një e re.

"Kjo është Kryetarja e Komisionit te Apelimit, që dhe juridikun e mbaroi me korrespondence dy vjet më parë.

Klasi i saj, paraqitja fizike dhe profesionale janë fytyra e re e Partise Demokratike. Tashti, shkoni apeloni po deshët.

Ndërkohë doja ti tërhiqja vëmëndjen Albana Vokshi për punën e shkëlqyer që po bën me gratë e Partisë." shkruan Kokalari.

Në një postim tjetër, aktivistja republikane shkruan se është vajzë Kokalarësh dhe nuk e trëmb asnjë.

"Tashti do lançojnë ndaj meje të gjithë skuthat dhe qëniet më të shemtuara që mban shoqëria Shqiptare. Bujrum!!
Por mos harroni që jam vajzë Kokalarësh dhe asnjë nga ju nuk më trëmb. Këto ditë më është kujtuar shpesh Musine Kokalari, që e vetme qëndronte perpara injorancës komuniste që e sulmonin dhe pastaj për 45 vjet hëngrën bar." shkruan Evi Kokalari.


Video