Gjykata Civile e Tiranës ka pranuar në seancën gjyqësore të mbajtur ditën e sotme kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për ndryshimet e statutit të partisë. Pas këtij vendimi, përfaqësuesi ligjor i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha tha para mediave se tashme juridikisht, Selia Blu drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.
“Sot PD u kthehet zyrtarisht demokratëve që nëpërmjet delegatëve të tyre shprehen vullnetin për të miratuar statutin e ri, logon simbolet e reja. Është një ditë e madhe për të gjithë demokratët,” tha Kaso para gazetarëve.
Kaso tha po ashtu se kjo e sotmja ishte e vonuar si vendimmarrje, nëse merren parasysh afatet proceduriale që parashikon ligji. “Por, më mirë vonë sesa kurrë.”