Ish-këshilltari i Metës: Kur kërkova ndryshimin e ligjit të Lustracionit, ma rrëzuan në Kuvend

28 July 2022, 20:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-këshilltari i Metës: Kur kërkova ndryshimin e ligjit të
Ralf Gjoni dhe Ilir Meta

Vëmendja politike e ditës është tashmë e përqëndruar tek ish-presidenti Ilir Meta. Ky i fundit, sipas një shkrese që Autoriteti i Dosjeve depozitoi në Kuvend, rezulton bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Autoriteti i Dosjeve ka propozuar ndryshime ligjore për verifikime më të imta të rasteve te ngjashme.

Por Ralf Gjoni, ish-këshilltari i Ilir Metës kur ishte kryetar i Kuvendit, thotë se këto propozime janë depozituar më herët në Kuvend dhe janë rrëzuar siç thotë Gjoni nga socialistët dhe disa shtojca të tyre.

Ish-deputeti thotë se “nisma jonë ligjore në Kuvend, parashikonte përjashtimin e ish-funksionarëve e ish-bashkëpunëtorëve nga emërimi, zgjedhja në organet drejtuese dhe punësimi në funksionet publike, shtetërore dhe politike”

Gjoni ironizon teksa shkruan, “e postova këtë kujtesë me qëllim që të kuptoni përse kur porosisni ‘peshk’ në zgarë, ju serviret sallatë e grirë shoqëruar me flatulencë politike!”.


Video