Inceneratorët, Armando Subashi në Komision: Edhe Alibeaj ka pasur të njëjtin mendim

21 February 2022, 21:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inceneratorët, Armando Subashi në Komision: Edhe Alibeaj ka pasur

Për çështjen e inceneratorëve, radha për t’u dëgjuar në Komisionin Hetimor ishte kreu i bashkisë Fier, Armando Subashi.

Subashi cilësoi inceneratorin si një vepër tejet pozitive për të gjithë fierakët

I pyetur nga anëtarja e Komisionit Dhurata Çupi, për personat qe mund të jenë përgjegjës për zbatimin e projektit te inceneratorit, Subashi shtoi se “nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nga takimet që kam patur me drejtorin e impiantin më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit. Që nga ky moment impianti quhet 100% i përfunduar”.

Kreu i Bashkisë së Fierit solli në Komision edhe një video të një deklarate të vjetër të demokratit Enkelejd Alibeaj, ku sipas tij tregohej se ata kishin pasur të njëjtin mendim për menaxhimin e mbetjeve në Fier, por nuk u la të dëgjohej nga Komisioni. 

 


Video