Ilir Meta bashkëpunëtor Sigurimi, deputetja: S’mund të kemi njerëz me të kaluar të errët

27 July 2022, 12:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta bashkëpunëtor Sigurimi, deputetja: S’mund të kemi
Mesila Doda

Deputetja Mesila Doda ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me mbledhjen e zhvilluar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla sa i takon publikimit inicialeve të zyrtarit të lartë I.M i cili akuzohet si ish-anëtar i Sigurimit të Shtetit.

Doda tha se do bëhej një kërkesë që Autoriteti i Dosjeve të publikonte një raport për pastërtinë e 140 deputetëve të kuvendit, në mënyrë që të kishte një siguri që në politikë nuk kishte më ish punonjës të sigurimit të shtetit.

Deputetja, Mesila Doda: Mbi iniciativën e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, kishim përpara një material me përmbajtje sensitive. Kjo më shtyn të rikthej në memorien tuaj që unë dhe vetë Idrizi kemi propozuar më parë me studentët për hapjen e dosjeve. Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga autoriteti i dosjeve pastërtitën e figurës për 140 deputetët. Nëse pas 32 vitesh ende kemi mes nesh kemi persona me të kaluar të errët në dosjet e sigurimit të shtetit, do të thotë se kemi dështuar si shtet.

Emrat duhen bërë publikë jo të vendosen inicialet aty. Unë u njoha vetëm me inicialet, për pjesën tjetër do duhet që të kemi mundësinë që të ketë një ligj të mirë. Unë nuk ju them dot përmbajtjen e dokumentit, por duhet të bëjmë një ligj të fortë që të na ndajë nga ajo periudhë.


Video