I vetmi president që nuk u ftua kurrë nga vendet Perëndimore, Vjosa Osmani nuk lë në baltë Ilir Metën, qokë 2 ditë para largimit

22 July 2022, 11:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vetmi president që nuk u ftua kurrë nga vendet Perëndimore,
Ilir Meta, vizitë në Kosovë

Ilir Meta ka fluturuar sërish drejt Prishtinës, për të takuar Vjosa Osmanin.

Ai ka vendosur ta mbyllë Presidencën pikërisht duke u takuar me Vjosën, e cila është e vetmja homologe që e ka pritur atë gjatë këtyre 5 viteve si president.

Për këtë arsye, që kur Osmani është bërë presidente, Meta e takon pothuajse njëherë në muaj, herë e fton atë këtu e herë shkon ai në Prishtinë.

Këtë gjë ka bërë edhe këtë herë, teksa ka udhëtuar drejt Prishtinës për të prodhuar një lajm, se është pritur me ceremoni shtetërore para se t’i mbarojë mandati.

Ilir Meta në fakt, do të hyjë në histori si presidenti i vetëm shqiptar pas ’90-s, që nuk është ftuar nga asnjë vend perëndimor.

Të vetmet vizita që ai ka pasur, janë ato në Kosovë, në Azerbajxhan dhe tek arbëreshët në Itali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video