I tha palaço dhe zagar Bardhit, PD kërkon përjashtimin e Ramës me 10 ditë nga Kuvendi

22 December 2022, 18:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I tha palaço dhe zagar Bardhit, PD kërkon përjashtimin e
Bardhi dhe Rama

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë ku për jashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me ofendimet që i drejtoi Gazment Bardhit.

Deputeti demokrat i përmendi Ramës oligarkët Samir Mane dhe Salillari dhe kjo gjë revoltoi kryeministrin duke shpërthyer ndaj Bardhit duke e quajtur "palaço cirku" apo "zagar".

Por, nënkryetarja e Kuvendit, vendosi të përjashtojë nga seanca vetëm Bardhin dhe jo Ramën, pavarësisht gjuhës së tij. PD kërkon të zbatohet rregullorja dhe të përjashtohet edhe kreu i qeverisë.

Dokumenti i kërkesës së PD-së është firmosur nga 7 deputetë të kësaj partie konkretisht: Alibeaj, Koreshi, Pampuri, Bano, Collaku, Mziu dhe Malltezi.


Video